Shtegu i vrapimeve

Shtegu i vrapimit të maratonës, gjysmë maratonës dhe vrapimit 10km vazhdon përgjatë sheshit Nënë Tereza deri te Katedralja, pastaj do të kthehet djathtas në rrugën që dërgon në Fushë Kosovë.

Vrapimi 10 km vazhdon deri në kilometrin e 5-të dhe pastaj vrapuesit duhet të kthehen prapa deri te caku.

Vrapimi gjysmë maratonë vazhdon deri në Fushë Kosovë pastaj kthehet majtas për të rrugën që të dërgon te aeroporti i Prishtinës deri te HiB Petrol pastaj kthehemi djathtas për të kaluar në nënkalim në rrugën e cila të dërgon në fshatin Miradi e Poshtme, pastaj pa mbërritur në fshat duhet të kthehemi prapa për tu kthyer deri në cak.

Vrapimi maratonë vazhdon tutje për në fshatin Miradi e Poshtme e pastaj në drejtim të fshatit  Batushë për të ardhur në fshatin Lepi nga ku vazhdohet në drejtim te Marigona Rezidencë ku përshkohet një vrapim rrethor në këtë qendër të banimi e më pas kthehemi prapa në të njëjtën rrugë për tu kthyer te caku para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Vrapimi 5km prej Katedrales Nënë Tereza vazhdon drejtë në drejtim të spitalit te rreth për të shkuar te stacioni i autobusëve të Prishtinës dhe për tu kthyer te sheshi Bill Kllinton e për të ardhur deri te Katedralja e më pas te Teatri Kombëtar në cak.

Shtegu i vrapimit Maratonë (42.195 km)

Shtegu i vrapimit gjysmë maratonë (21.1 km)

Shtegu i vrapimit 10 km

Shtegu i vrapimit 5 km

Positive Imagination © 2020. All rights reserved.