NUMRAT GARUES
Në të gjitha vrapime në garën e Maratonës së Prishtinës do të përdoret
sistemi i kohëmatjes me çip i cili është i ngjitur në numrin garues për
të regjistruar kohën tuaj të garës. Numri juaj garues ka informacione të
rëndësishme, prandaj, është shumë e rëndësishme të respektohen
rregullat që kanë të bëjnë me numrin garues. Numri garues me kohëmatje
me çip duhet vendosur në pjesën e përparme të trungut (trupit) gjatë
gjithë garës në mënyrë që ju të njiheni nga gjyqtarët.
Vetëm vrapuesit me numër garues do të lejohen të hyjnë në zonën e
startit. Kur të kaloni vijën e cakut, mos ndaloni në këtë zonë për kohë
të gjatë, vazhdoni të ecni. Nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore
kërkoni ndihmë nga vullnetarët.
Çdo pjesëmarrës duhet të mbajë numrin e tij garues gjatë gjithë kohës, derisa është në shteg të vrapimit,
• Mos e shkëmbeni numrin tuaj të garës me një vrapues tjetër,
• Numri garues duhet të jetë i dukshëm ngjitur në pjesën e përparme të fanellës suaj,
• Mbulimi, prerja e numrit garues ose ndryshimi i qëllimshëm i çdo lloji është i ndaluar,
• Heqja e çipit nga ana e prapme e numrit garues është i ndaluar rreptësishtë,
• Mos e dëmtoni ose shmangni çipit me kapëset e juaja,
• Mbulimi i numrit garues gjatë kohës kur jeni në garë është rreptësishtë i ndaluar,
Mos harroni: SKA Çip = SKA REZULTAT!
Kapëset e sigurisë për vënien e numrit garues do të përfshihen në paketën tuaj gjatë regjistrimit. Numri garues është për një përdorim, që do të thotë se nuk keni nevojë ta ktheni pas mbarimit të garës.
RREGULLAT
Gara zhvillohet në përputhje me rregullat e IAAF / AIMS dhe Federatës
Atletike të Kosovës. Gjyqtarët në start, në cak dhe në shtegu do të
sigurojnë respektimin e këtyre rregullave. Do të ketë shenja qartë të
dukshme në shtegun e vrapimit në çdo 2km duke treguar distancën e
kilometrave, drejtimet, si dhe stacionet e ujit dhe mjetet e ndihmës së
parë.
STARTI / CAKU
Starti i të gjitha garave do të jetë përpara Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Caku për të gjitha garat do të jetë në të njëjtën pikë si Starti.
Starti i garës 42km, 21km, 10km dhe 5km është në ora 9:00.
PIKAT FRESKUESE DHE NDIHMA E PARË
Do të ketë pika freskuese të mjaftueshme përgjatë shtegut të vrapimit në
secilën prej disiplinave të vrapimit. Stacionet freskuese do të jenë të
vendosura përgjatë shtegut të vrapimit në intervale prej 3.5-4.0 km
Ndihma e Parë do të jetë në dispozicion në 5 vende përgjatë shtegut, dhe
gjatë gjithë shtegut mjekët në makina do të ndjekin pas garën.
Gjithashtu, në zonën e cakut do të ketë një ekip mjekësor.
E DREJTA E PJESËMARRJES
Vetëm personat e moshës 18 vjeç e më të vjetër mund të marrin pjesë në garën e Maratonës.
Vetëm personat e moshës 16 vjeç e më të vjetër mund të marrin pjesë në garën e Gjysmë Maratonës.
Vetëm personat e moshës 14 vjeç e më të vjetër mund të marrin pjesë në garën e vrapimit 10km.
Vetëm personat e moshës 12 vjeç e më të vjetër mund të marrin pjesë në garën e vrapimit 5km.
LIMITI KOHORË
– Vrapuesit e garës maratonë duhet të kalojnë vijën e cakut brenda 6 orëve e 45 minutave nga starti i garës,
– Vrapuesit e garës gjysmë maratonë duhet të kalojnë vijën e cakut brenda 3 orëve nga starti i garës,
– Vrapuesit e garës 10 km duhet të kalojnë vijën e cakut brenda 2 orë nga starti i garës.
– Vrapuesit e garës 5 km duhet të kalojnë vijën e cakut brenda 1 orë nga starti i garës.
Të gjithë vrapuesit do të largohen nga shtegu pas këtij afati kohorë.
TRANSMETIM I DIREJTPËRDREJTË
Të gjitha vrapimet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin tonë në
YouTube: Federata Atletike, por edhe në Radio Televizionin e Kosovës
SHPËRBLIMET
Të gjithë pjesëmarrësit në vrapimin 42km, 21km, 10km dhe 5 km do të
marrin një medalje pasi të kalojnë vijën e cakut kur të përfundojnë
garën dhe ata më të suksesshmit do të marrin dhe shpërblime monetare të
cilat janë të paraqitura në faqen e shpërblimeve.
Tre vrapuesit kosovarë më të mirë me plasman tek meshkuj dhe femra në
garën 42km, 21km, 10km dhe 5 km do të marrin çmime monetare nëse arrijnë
performancë të barabartë me 750 pikë nga tabela e poentimit të IAAF të
edicionit të fundit.
Ceremonia e shpalljes së fituesve në disiplinat 42km, 21km, 10km dhe 5 km do të mbahet rreth orës 15:00 (afër startit të garës).
REZULTATET
Pas përfundimit të garës do të publikohen në internet, në ueb faqen: http://prishtinamarathon.com/
Këto janë rezultatet preliminare. Nëse gjeni ndonjë gabim që është bërë
na njoftoni brenda 72 orëve pas garës duke dërguar një email tek maratonpr@yahoo.com
Pas këtij afati rezultatet do të jenë zyrtare dhe nuk mund të ndryshohen.