MIRË SE VINI NË NGJARJEN E VRAPIMIT NË PRISHTINË


Emri i ngjarjes: Prishtina Marathon 2020
Data: 27 Shtator 2020
Vendi i Ngjarjes: Starti dhe Caku – Teatri Kombëtar Prishtinë
Koha e startit të garës: 9:00

Disiplinat e vrapimit:
– Vrapimi – ecja 2 km për fëmijë të moshës 10-14 vjeçare (vrapim familjar)
– Ngasje në Karroca 500m për personat me nevoja të veçanta
– Vrapimi 5km për personat të moshës 12+
– Vrapimi 10km për personat të moshë 14+
– Vrapimi Gjysmë maratonë (21.0975 km) për personat e moshës 16+
– Vrapimi Maratonë (42.195 km) për personat e moshës 18+

Ngjarja ka filluar të organizohet në vitin 2001, e me kalimin e viteve kjo ngjarje është rritur për të krijuar një reputacion solid brenda dhe jashtë Kosovës.

Ky është viti jubilar i 20-të i kësaj ngjarje sportive andaj ngjarja këtë vit do të pasurohet me vrapimin e plotë të maratonës, por do të ketë edhe distanca tjera për t’ju përshtatur kërkesave të secilit pjesëmarrës.
Shtegu i vrapimit është përcaktuar në atë menytë që t’i plotësoj të gjitha kërkesat e pjesëmarrësve dhe të jetë i licencuar nga AIMS.  Regjistrimi online dhe paraqitja e rezultateve në kohë reale tash e tutje do të jetë në shërbim të pjesëmarrësve dhe të interesuarve tjerë.
Kjo ngjarje është një forum e mirë për të bashkuar komunitetin dhe për të promovuar jetesë të shëndetshme.  Kjo do të inkurajoj edhe më shumë pjesëmarrës që në menynë e aktiviteteve të tyre javore të kenë edhe vrapimin, ecjen apo fitnesin.

Qëllimi i organizmit:
Përmes organizimit të kësaj ngjarje kemi tentuar që t’ju ofrojmë pjesëmarrësve që të garojnë në disiplinat e vrapimit të cilat ata i preferojnë. Është menduar që të kemi një ngjarje të tillë ku bashkojmë komunitete të ndryshime për të promovuar vrapimin dhe ecjen si pjesë e jetesë të shëndetshme.

Organizatorët:

Federata Atletike e Kosovës – kujdeset për zhvillimin dhe organizmin e sportit dhe aktiviteteve të atletikës në Kosovë.
Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës – cila është përgjegjëse për ndihmuar dhe promovuar sportet në komunën e Prishtinës
Departamenti i Sportit (niveli qeveritar) – përgjegjës për zhvillimin dhe përkrahjen e sporteve në nivel republikan

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Federata Atletike e Kosovës

Drejtoria e Sportit Komuna e Prishtinës

Gara e parë e Gjysmë Maratonës së Prishtinës është organizuar në vitin 2001 me iniciativën e Departamentit të Sporteve të Kosovës në bashkëpunim me Federatën Atletike të Kosovës dhe Klubin e Atletikës Prishtina. Motoja e këtij vrapimi ka qenë “Vrapo për Paqe dhe Tolerancë”.  Për vitet në vijim Federata Atletike e Kosovës ka ndërmarrë organizimin e këtij eventi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës. Kjo praktikë e organizimit ka vazhduar edhe sot e kësaj dite.

Positive Imagination © 2020. All rights reserved.