Të nderuar vullnetarë mirë se keni ardhur në eventin Maratona e Prishtinës 2020

Vrapimi i Gjysmë Maratonës së Prishtinës ka filluar të organizohet në vitin 2001. Me kalimin e viteve kjo ngjarje është rritur për të krijuar një reputacion solid brenda dhe jashtë Kosovës.

Këtë vit jubilar të 20-in me radhë për herë të parë organizojmë edhe vrapimin e plotë të Maratonës së Prishtinës. 

Organizimi i eventeve të tilla kërkon pjesëmarrjen e një numri të madh të personelit organizues. Këshilli organizues i garës përbënë personel të profileve të ndryshme të ndarë në ekipe për të kryer detyra që parashihen në këtë event.

Ekipi marketing dhe media, i akomodimit dhe regjistrimit të pjesëmarrësve, gjyqtarëve të garës, mjekëve, i sigurimit të shtegut të vrapimit dhe ai i vullnetarëve janë pjesë e këshillit organizues së garës.

Prej të gjitha ekipeve vullnetarët përbëjnë numrin më të madh të personelit organizues.

Ekipi i vullnetarëve është pjesa më e rëndësishme e organizimit të eventit për shkakun se ata në ditën e garës e realizojnë dhe finalizojnë organizimin e garës.  Vullnetarët përbëjnë komunitetin që vlerësohet më së shumti në një garë të Maratonës për angazhimin e tyre për të ndihmuar mbarëvajtjen e garës.   Vullnetarët janë pjesa më e ndritur e garës, pjesa më e çmuar dhe grupi më simpatik.  Thënë realisht pa angazhimin dhe punën e vullnetarëve një garë e vrapimit të maratonës as që mund të mendohet. 

Një event i tillë bashkon komunitetin tonë për një qëllim të organizojmë Maratonën e Prishtinës ashtu si mundohen edhe shumë vende në botë për të organizuar sa më mirë Maratonat e qyteteve të tyre.

Do të kemi shumë mysafir nga vendet e ndryshme të botës të cilët do të vijnë të shijojnë atmosferën në Prishtinë.  Ne si komunitet, në botë jemi të njohur për mirëpritjen, e këtë vlerë duhet ta transmetojmë edhe në Maratonën e Prishtinës.

Jemi para një sfide të madhe, por kemi besim se me angazhim dhe koordinim të mirë mund të arrijmë që Maratona e Prishtinës të jetë event i suksesit të Prishtinës dhe Kosovës.

Kemi nevojë për vullnetar dhe ky është momenti juaj për tu angazhuar.

Bëhu vullnetar – Nuk është e nevojshme të jesh vrapues për të shijuar ngjarjen më të madhe të vitit – Maratona e Prishtinës 2020.

Roli juaj si vullnetar

Ka role të ndryshme të punëve në të cilat vullnetarët janë të angazhuar.  Nga ju mund të kërkohet të kryeni detyra vullnetare, përveç atyre që janë caktuar fillimisht për ju. Bashkëpunimi dhe fleksibiliteti juaj vlerësohen shumë dhe do të na ndihmojnë të mbështesim ngjarjen në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur.

Bëjeni një punë të mirë, shijoni rolin tuaj dhe angazhohuni me publikun dhe anëtarët tjerë të Ekipit.  Jini vigjilentë për nevojat e njerëzve, demonstroni një qëndrim të mirëfilltë që mundeni dhe të jeni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.  Mos tu vie turp kur i kryeni detyrat që ju janë caktuar për shkak se ju jeni pjesë e Maratonës së Prishtinës, ju jeni në shtëpinë e jauja, ju duhet të mirëpritni të tjerët.

Fokusohuni tek spektatorët dhe pjesëmarrësit dhe se si mund t’i mbështesni ata – të jeni të afërt me ta, shprehni mirëseardhje për çdo person si individ dhe lini të shkëlqejë qëndrimi juaj pozitiv përgjatë tërë kohës.

Ofroni një shërbim të vazhdueshëm dhe me cilësi të lartë për të gjithë, në mënyrë që të menaxhoni veten tuaj në një mënyrë që frymëzon dhe motivon të tjerët.

Fanela / ID Bexhi

Uniforma juaj është krijuar për të frymëzuar krenari dhe besim dhe për t’ju mbështetur në rolet tuaja. Vullnetarët tanë duhet të jenë lehtësisht të identifikueshëm me buzëqeshjet e tyre miqësore dhe qëndrimi i vetëbesimit mund të ndihmoj që kjo ngjarje të jetë një ngjarje e paharrueshme dhe e suksesshme për të gjithë.


Pijet freskuese

Ju do të keni mundësi të merrni pije freskuese nga Qendra e Vullnetarëve e cila ndodhet afër Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Menaxhimi i lodhjes

Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që të gjithë vullnetarët të kenë pushime adekuate dhe kohë rikuperimi midis ndërrimeve. Ju lutemi shfrytëzoni rastin për të pushuar kur nuk jeni planifikuar të bëni punën e vullnetarëve. Mos harroni se për shumë role do të ketë periudha të natyrshme të kohës së lirë apo punës pa ngarkesë. Kjo është gjithashtu një mundësi për të pushuar ose për të lexuar informacione në lidhje me ngjarjen ose duke u angazhuar me anëtarët e publikut, ose çdo gjë që rrit përvojën e përgjithshme për të gjithë.


Shëndeti dhe Siguria

Prioriteti ynë i parë është siguria dhe mirëqenia juaj. Ne jemi të përkushtuar t’ju ofrojmë një mjedis vullnetar të sigurt dhe të shëndetshëm. Ne kërkojmë që ju të bëni kujdes të arsyeshëm gjatë vullnetarizmit tuaj dhe në një mënyrë që të siguroni shëndetin dhe sigurinë e vetes dhe të tjerëve.

Ju lutemi kini kujdes dhe ndiqni të gjitha informacionet e sigurisë, udhëzimet dhe çdo trajnim që keni marrë gjatë vullnetarizmit. Kur është e aplikueshme, ju lutemi të kujdeseni për çdo pajisje, ju lutemi mos hiqni dhe mos përdorni artikuj për përdorim personal.

Kodi i Sjelljes

Si vullnetarë, ju jeni shumë të rëndësishëm për shpërndarjen e suksesshme të Maratonës së Prishtinës. Vullnetarët do të rrisin përvojën e publikut të gjerë, miqve dhe familjes, spektatorëve dhe zyrtarëve.  Gjatë kohës kur ju shërbeni si vullnetar gjithçka që ju bëni ka rëndësi dhe kontribuon në arritjen e një eventi të këndshëm dhe të vlefshëm për të gjithë.


Kodi i Sjelljes është udhëzuesi juaj për t’ju ndihmuar të arrijmë një maratonë të suksesshme. Ky udhëzues do t’ju mbështesë të kuptoni se çfarë presim nga ju dhe çfarë mund të prisni ju nga ne.


Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të siguruar trajnim dhe menaxhim të nevojshëm për t’ju mbështetur gjatë përvojës suaj si vullnetar. Të gjithë vullnetarët pritet të respektojnë Kodin e Sjelljes. Duke përdorur këtë kod si udhëzuesin tuaj, ju do të kontribuoni në mjedisin e Ekipit dhe suksesin e kësaj ngjarje.

Disa faqet vijuese nxjerrin në pah disa informacione të dobishme për vullnetarizmin në këtë ngjarje.

Ndihma e Parë dhe Sigurimi Mjekësor

Dispozitat e përshtatshme mjekësore janë në shërbim në garën e maratonës së Prishtinës. Do të njoftoheni për vendndodhjen e postit tuaj më të afërt të Ndihmës së Parë në udhëzues dhe gjatë ditës së trajnimit.

Mirëqenia dhe Ruajtja

Mirëqenia dhe siguria e grupeve të cenueshme ka një rëndësi të madhe dhe është në interesin dhe përgjegjësinë e secilit.


Nëse fëmijët humbasin prindërit e tyre, duhet të informoni Udhëheqësin tuaj. Udhëheqësi më pas duhet të kontaktojë Informatorin e ngjarjes dhe të raportojë se ka një fëmijë të humbur.

Ju duhet të qëndroni me fëmijën derisa të arrijnë prindërit ose të afërmit e tij. Është shumë e rëndësishme që të keni me vete një person tjetër ndërsa fëmija është aty.

Zgjidhja e problemit

Ne e dimë se herë pas here, pavarësisht nga çdo përpjekje, gjërat mund të shkojnë jo mirë. Më poshtë janë disa sugjerime kryesore për zgjidhjen e problemeve, të cilat do t’ju ndihmojnë të përballeni me çdo sfidë në mënyrë pozitive dhe efektive:


Kërkoni falje: mund të mos jetë faji juaj, por është e rëndësishme të pranoni që ekziston një problem.

Ri qetë: mbani zërin tuaj të qetë dhe të ulët.

Dëgjo: mos ndërprit.

Kupto: vendosni veten në pozitën e tyre dhe pranoni ndjenjat e tyre.

Vendosni fakte: përsërisni faktet përsëri atyre për t’u siguruar që e keni kuptuar çështjen.

Sugjeroni një zgjidhje: nëse mund të ofroni një zgjidhje, ju lutemi ofrojuni atyre.

Raportoni: raportoni problemet tek udhëheqësit tuaj. Mund të jetë diçka që mund të zgjidhet gjatë ngjarjes për të shmangur problemet në të ardhmen.

Ju lutemi mos i merrni gjërat personale.

Raportimi i incidenteve

Ju lutemi plotësoni një Formular të Raportit të Aksidenteve / Incidenteve sa herë që ndodh një incident.

Ekziston një numër në ID-në e Vullnetarëve. Dhe të dhënat e atij numri duhet të përshtaten me të dhënat personale të tij/saj.


Ju lutemi merrni parasysh pyetjet në vijim:

  • A do të ketë kuptim te lexuesi?
  • A kam qenë i drejtë dhe faktik?
  • A kam përfshirë detaje të mjaftueshme?
  • A kam përshkruar qartë se çfarë veprimi kam ndërmarrë?
  • A është e saktë renditja e ngjarjeve dhe përshkrimet?

Mos harroni të qëndroni në fakte, mos ofroni mendime. Nëse jeni duke kërkuar detaje personale, thoni “Ju lutemi mund t’i marrim informacionet e kontaktit tuaj për qëllime të regjistrimit të incidentit?” Nëse njerëzit refuzojnë të japin informacionin e tyre, ju lutem shënoni këtë në formular.

Ndërgjegjësimi

Për shumë njerëz një nga gjërat më të mira në lidhje me vullnetarizmin në çdo ngjarje është gama e larmishme e njerëzve që takojnë dhe vullnetarët përkrah tyre. Ne festojmë diversitetin dhe kuptojmë se në çdo ekip do të ketë një gamë të larmishme njerëzish.


Ne presim që të gjithë vullnetarët të tregojnë respekt racor për pikëpamjet dhe besimet e njerëzve të tjerë duke u përqendruar në nevojat e tyre dhe duke u siguruar atyre informacion të saktë dhe ndihmë në kohë.


Ngacmimi nuk tolerohet në asnjë formë. Brenda ngjarjes do të ketë zero tolerancë ndaj abuzimit ose dëmtimit të çdo forme, përfshirë ngacmimin.

Ndërgjegjësimi për personat me aftësi të veçanta

Ne duhet ndërmarrim të gjithë hapat e arsyeshëm për të siguruar që njerëzit me nevoja të veçanta janë trajtuar në mënyrën më të përshtatshme.  Ju lutemi mos harroni të përqendroheni në atë që njerëzit mund të bëjnë. Mos supozoni aftësi ose paaftësi dhe mbani mend – aftësitë e kufizuara (të veçanta) dhe kushtet shëndetësore nuk janë gjithmonë të dukshme. Ka shumë dëmtime të fshehura, të tilla si gjendjet e zemrës, diabeti dhe shqetësimi mendor.


Prona personale

Gjatë kohës kur veproni si vullnetarë në Maratonën e Prishtinës, ju lutemi mos sillni me vete sende të vlefshme personale.  Nuk ka asnjë ruajtje të sigurt në dispozicion për sendet personale. Ne nuk do të marrim përgjegjësi për humbjen, vjedhjen ose dëmtimin e pronave tuaja personale.

Marrëdhëniet me media

Ne duam që ju të argëtoheni dhe t’u tregoni të tjerëve për përvojën tuaj. Është e rëndësishme që kjo të bëhet në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme. Nëse angazhoheni në media sociale, ne do t’ju kërkojmë të kujdeseni për ato që shkruani ose fotografoni, ju lutemi mos bëni fotografi të të rinjve pa pëlqimin e tyre apo të prindërve. Nëse kontaktoheni nga një anëtar i mediave, ju lutemi drejtojini atë te një nga udhëheqësit e Ekipit. Mos komentoni në emër të organizatorëve ose partnerëve të ngjarjes.

Edhe anëtarët e mediave janë pjesë e ngjarjes së Maratonës së Prishtinës kështu ju duhet të tregoni një bashkëpunim të mirë dhe t’ju mundësoi atyre që të kryejnë punën e tyre. 

Droga dhe alkooli

Të gjithë vullnetarët janë të ndaluar të përdorin, posedojnë, të jenë nën ndikimin e, ose ndryshe të përfshihen me droga të paligjshme ose substanca të kontrolluara gjatë vullnetarizmit, me uniformë ose jo, në vendin e ngjarjes.

Ju lutemi mos konsumoni alkool gjatë vullnetarizmit tuaj dhe as të jeni nën ndikimin e alkoolit ndërsa bëni ndonjë aktivitet. Secili vullnetarë për të cilin besohet se është nën ndikimin e drogës ose alkoolit do të duhet të përjashtohet nga ekipi.


Pirja e duhanit

Ju lutemi mos pini duhan gjatë kohës kur jeni i angazhuar si vullnetar, përveç gjatë pushimit në një zonë të caktuar, ju lutemi hiqni ose fshihni uniformën dhe ID tuaj të vullnetarit kur pini duhan.

Gjatë regjistrimit 15-18 Prill 2020 (prej orës 9:00 – 18:00)

Vullnetarët informues:

Këta vullnetar duhet të dinë të flasin gjuhën angleze,

Të ketë të gjitha informatat e mundshme për garën si:

  • mënyrën e regjistrimit të pjesëmarrësve dhe informatat tjera rreth regjistrimit,
  • të gjitha adresat dhe numrat e telefonit ku mund të merren informatat rreth organizimit,
  • disiplinat e vapimit dhe të drejtën e pjesëmarrjes në garë,
  • informatat rreth shtegut të vrapimit, 
  • çka përmban paketa e regjistrimit të pjesëmarrësve,
  • orarin e ngjarjeve para dhe ditën e garës,
  • publikimin e informatave dhe rezultateve të garës,
  • dhe informata tjera që mund të jenë të nevojshme

Puna e tyre fillon me datën 15-18 Prill në ora 9:00 – 17:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët regjistrues:

Këta vullnetar duhet të dinë të flasin gjuhën angleze,

Vullnetarët e regjistrimit duhet të dinë të punojnë edhe me kompjuter për futjen e të dhënave në program, të kenë përqendrim në punën që e kryejnë, të përcjellin procedurat e regjistrimit. 

Puna e tyre fillon me datën 15-18 Prill në ora 9:00 – 18:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët për sponsor:

Këta vullnetar duhet të kenë aftësi të komunikimit,

Vullnetarët për sponsor mund t’ju ndihmojnë sponsorëve për pritjen e të interesuarve për produktet e tyre.  Sponsorët e maratonës janë edhe bashkëpunëtorë të organizimit të eventit.

Puna e tyre fillon me datën 15-18 Prill në ora 9:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Ditën e garës 19 Prill 2020 (prej orës 7:00 – 16:00) Stacionet në start – cak (finish)

Stacionet tjera

Vullnetarët për stacionet freskuese:

Këta vullnetar do të kenë punë për shpërndarjen e ujit dhe pijeve tjera prej stacioneve freskuese për pjesëmarrësit e garës.

Puna e tyre fillon me datën 19 Prill në ora 7:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët kontrollues:

Këta vullnetar do të kenë punë në kontrollin e shtegut të vrapimit, për pjesëmarrësit e vrapimit dhe personat tjerë në shtegun e vrapimit (spektatorët, kalimtarët, policia, zyrtarët e garës, ndihma e shpejtë etj.), duhet të tregojnë pjesëmarrësve drejtimin e shtegut të vrapimit nëse është e nevojshme, të shfaqin shenjat e nevojshme në rrugë të cilat ju ndihmojnë pjesëmarrësve.

Puna e tyre fillon me datën 19 Prill në ora 7:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët stacioni i ndërrimit:

Këta vullnetar do të kenë punë në dhomën e ndërrimit të pjesëmarrësve në mënyrë që ata të përgatiten për vrapim.  Vullnetarët duhet të qëndrojnë në dhomën e ndërrimit derisa pjesëmarrësit të ndërrojnë pajisjet e tyre të vrapimit dhe më pas të kujdesen derisa pjesëmarrësit të vijnë për ti marrë pajisjet e tyre. 

Puna e tyre fillon me datën 19 Prill në ora 7:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët rendmbajtës:

Këta vullnetar do të kenë punë në mbajtjen e rendit në hapësirat e caktuara të garës, kryesisht ditën e garës.  Hapësira rreth cakut, ndarja e shpërblimeve, media etj.

Puna e tyre fillon me datën 19 Prill në ora 7:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët në stacionin masazha:

Këta vullnetar do të kenë punë për ti çlodhur pjesëmarrësit pas përfundimit të vrapimit në disiplinat e vrapimit 10km, 21km dhe 42km.  Masazha kryesisht përfshinë pjesët e ekstremiteteve të poshtme (këmbëve).

Puna e tyre fillon me datën 19 Prill në ora 9:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët në stacionin e vullnetarëve:

Këta vullnetar do të kenë punë në kujdesin ndaj vullnetarëve ditën e garës për ti ndihmuar ata që në kohën e duhur ti marrin pajisjet e nevojshme për kryerjen e punëve në shpërndarjen e paketës së vullnetarëve, ID kartelat dhe pajisjet tjera të nevojshme që ju duhen atyre për kryerjen e punëve ditën e garës.

Puna e tyre fillon me datën 19 Prill në ora 7:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët për higjienë:

Këta vullnetar duhet të kujdesen për higjienën e ambientit të garës. Për të mbajtur higjienën e rrethinës përreth eventit do të vendosen shporta dhe thasë për hedhjen e mbeturinave.  Vullnetarët në këtë stacion do të kujdesen për mbledhjen e thasëve nga shportat e mbeturinave nëse ato janë mbushur. Nëse ndonjë pjesëmarrës i hedh mbeturinat në vende tjera jo në shporta, vullnetarët duhet që ato mbeturina ti qesin në shportë në mënyrë q të kemi një ambient sa më të pastër rreth hapësirës së garës.

Puna e tyre fillon me datën 19 Prill në ora 7:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Vullnetarët biçikletë:

Këta vullnetar do të kenë punë në terren, duhet të shpërndahen në shtegun e vrapimit dhe kryesisht të disiplinat e gjata të maratonës dhe gjysmë maratonës. Vullnetarët duhet të përcjellin pjesëmarrësit zakonisht ata më të ngadalshëm. Duhet të pozicionohen në krah të garuesit dhe nuk duhet të pengojnë pjesëmarrësit vrapues kur ngasin biçikletat. Mund të shëtisin përgjatë shtegut të vrapimit zakonisht ku shtegu nuk mbulohet nga vullnetarët dhe zyrtarët tjerë.   

Puna e tyre fillon me datën 19 Prill në ora 7:00 – 16:00.

Me datën 11 Prill do të marrin informatat shtesë për të qenë sa më të përgatitur për të kryer punën në mënyrë sa më efikase.

Çka mund të përfitojnë Vullnetarët:

  • Transporti për vullnetarët ditën e garës në stacionet larg shtegut
  • Ushqim dhe pije freskuese
  • Fanellë për vullnetaret
  • Kapela ose ombrellë nëse kushtet klimatike e kërkojnë këtë.
  • Çantë dhe Mirënjohje,
  • Medalje e Maratonës së Prishtinës për vullnetar 
  • Mbrëmje përmbyllëse e aktivitetit – pije dhe ushqim 

Mosha minimale për të aplikuar për vullnatar duhet të jetë 16 vjeç!

Positive Imagination © 2020. All rights reserved.