Skip to content Skip to footer

MIRË SE VINI NË NGJARJEN E VRAPIMIT
NË PRISHTINË

Vrapojmë së bashku për 25 vite

Emri i ngjarjes: Prishtina Marathon 2025

Data: 28 Shtator 2025

Vendi i Ngjarjes: Starti dhe Caku – Teatri Kombëtar Prishtinë

Koha e startit të garës: 9:00

Disiplinat e vrapimit:

  • Vrapimi – ecja 2 km për fëmijë të moshës 10-14 vjeçare (vrapim familjar)
  • Ngasje në Karroca 500m për personat me nevoja të veçanta
  • Vrapimi-ecje 5km për personat të moshës 12+
  • Vrapimi 10km për personat të moshë 14+
  • Vrapimi Gjysmë maratonë (21.0975 km) për personat e moshës 16+
  • Vrapimi Maratonë (42.195 km) për personat e moshës 18+

Ngjarja ka filluar të organizohet në vitin 2001, e me kalimin e viteve kjo ngjarje është rritur për të krijuar një reputacion solid brenda dhe jashtë Kosovës.

Ky është viti jubilar i 25-të i kësaj ngjarje sportive andaj ngjarja këtë vit do të pasurohet me vrapimin e plotë të maratonës, por do të ketë edhe distanca tjera për t’ju përshtatur kërkesave të secilit pjesëmarrës.

Shtegu i vrapimit është përcaktuar në atë menytë që t’i plotësoj të gjitha kërkesat e pjesëmarrësve dhe të jetë i licencuar nga AIMS.  Regjistrimi online dhe paraqitja e rezultateve në kohë reale tash e tutje do të jetë në shërbim të pjesëmarrësve dhe të interesuarve tjerë.

Kjo ngjarje është një forum e mirë për të bashkuar komunitetin dhe për të promovuar jetesë të shëndetshme.  Kjo do të inkurajoj edhe më shumë pjesëmarrës që në menynë e aktiviteteve të tyre javore të kenë edhe vrapimin, ecjen apo fitnesin.

Qëllimi i organizimit:
Përmes organizimit të kësaj ngjarje kemi tentuar që t’ju ofrojmë pjesëmarrësve që të garojnë në disiplinat e vrapimit të cilat ata i preferojnë. Është menduar që të kemi një ngjarje të tillë ku bashkojmë komunitete të ndryshime për të promovuar vrapimin dhe ecjen si pjesë e jetesë të shëndetshme.

Organizatorët:

Federata Atletike e Kosovës – kujdeset për zhvillimin dhe organizmin e sportit dhe aktiviteteve të atletikës në Kosovë.

Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës
– cila është përgjegjëse për ndihmuar dhe promovuar sportet në komunën e Prishtinës.

Departamenti i Sportit (niveli qeveritar)
– përgjegjës për zhvillimin dhe përkrahjen e sporteve në nivel republikan.

Gara e parë e Gjysmë Maratonës së Prishtinës është organizuar në vitin 2001 me iniciativën e Departamentit të Sporteve të Kosovës në bashkëpunim me Federatën Atletike të Kosovës dhe Klubin e Atletikës Prishtina. Motoja e këtij vrapimi ka qenë “Vrapo për Paqe dhe Tolerancë”.  Për vitet në vijim Federata Atletike e Kosovës ka ndërmarrë organizimin e këtij eventi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës. Kjo praktikë e organizimit ka vazhduar edhe sot e kësaj dite.