Mirësevini në faqen e regjistrimit për edicionin e 25-të të Maratonës së Prishtinës e cila do të mbahet të dielën me 28 Shtator 2025 duke filluar prej orës 9:00.
Ju bëjmë me dije se të gjitha të dhënat e juaja personale në lidhje me regjistrimin do të jenë konfidente dhe do të përdoren vetëm nëse është e nevojshme për procedura teknike në lidhje me regjistrimin dhe shëndetin tuaj gjatë garës.
Regjistrimi në garë mund të bëhet në dy mënyra:
Regjistrimi online i cili do të zgjatë deri me datën 26 Shtator 2025 në orën 23:59
Në rastin e regjistrimit online ju duhet të plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara në web dhe të bëni pagesën në mënyrë që emri juaj të paraqitet në listën e personave të cilët a kanë kryer regjistrimin. Procedurat e regjistrimit duhet të kryhen të gjitha në mënyrë që të procedohet numri garues dhe fanella e garës për ju.
Pasi të kryeni regjistrimin online dhe emri juaj ka dalë në listën e pjesëmarrësve të garës, ju duhet të vini për të tërhequr numrin tuaj garues, fanellën e maratonës dhe të gjitha informacionet në lidhje me garën gjatë datës 22 Shtator deri me datën 27 Shtator 2025 në tendën e regjistrimit të Maratonës së Prishtinës 2025 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 10:00-18:00.
Regjistrimi manual i cili do të bëhet prej datës 22 Shtator deri me datën 27 Shtator 2025 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 10:00-18:00.
Në rastin e regjistrimit manual i cili do të bëhet prej datës 22 Shtator deri me datën 27 Shtator 2025 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 10:00-18:00, ju duhet të plotësoni një formular me informatat e nevojshme të cilin do ta merrni në vendin e regjistrimit, pastaj të bëni pagesën kesh dhe të merrni numrin garues dhe fanellën e garës.
Për vrapimin e fëmijëve 2km (vrapimi familjar) regjistrimi do të bëhet në ditën e garës me 28 Shtator 2025 prej orës 7:30 deri 8:15 para Ministrisë së Shërbimeve Publike – (afër Teatrit Kombëtar). Starti i vrapimit 2km do te jetë në orën 8:30 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.


