Skip to content Skip to footer

Starti / Caku

Starti dhe caku për të gjitha vrapimet do të jetë përpara Teatrit Kombëtar të Prishtinës.

Vrapimi maratonë, gjysmë maratonë, 10 km dhe 5 km do të startojnë në ora 9:00.

Shtegu i vrapimeve
Shtegu i vrapimit të maratonës, gjysmë maratonës dhe vrapimit 10km vazhdon përgjatë sheshit Nënë Tereza deri te Katedralja, pastaj do të kthehet djathtas në rrugën që dërgon në Fushë Kosovë.

Vrapimi 10 km vazhdon deri në kilometrin e 5-të dhe pastaj vrapuesit duhet të kthehen prapa deri te caku.

Vrapimi gjysmë maratonë vazhdon deri në Fushë Kosovë pastaj kthehet majtas për të rrugën që të dërgon te aeroporti i Prishtinës deri te HiB Petrol pastaj kthehemi djathtas për të kaluar në nënkalim në rrugën e cila të dërgon në fshatin Miradi e Poshtme, pastaj pa mbërritur në fshat duhet të kthehemi prapa për tu kthyer deri në cak.

Vrapimi maratonë vazhdon tutje për në fshatin Miradi e Poshtme e pastaj në drejtim të fshatit  Batushë për të ardhur në fshatin Lepi nga ku vazhdohet në drejtim te Marigona Rezidencë ku përshkohet një vrapim rrethor në këtë qendër të banimi e më pas kthehemi prapa në të njëjtën rrugë për tu kthyer te caku para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Vrapimi 5km prej Teatrit Kombëtar për të vazhduar me kthim djathtas te Hotel Grand,, duke vazhduar te hotel Prishitna, më pas duhet dalur tek sheshi Bill Kllinton e për të vazhduar më tej lart vetëm deri tek rreth rrotullimi dhe kthehemi në kthesën e parë e prej aty vazhdojmë kthimin në të djathtë te rrethrrotullimi tjetë ashtu si përshkruhet në hartë e më pas te Teatri Kombëtar në cak kah jemi nisur.